Zemaj: LDK do ta fitojë Prishtinën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se beson që LDK do të fitojë në Prishtinë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Gjatë intervistës për “Përballje” në Telegrafi, Zemaj theksoi se LDK jo vetëm që ka ambicie por ka edhe sondazhe pozitive nëpër disa komuna të mëdha për të fituar.
“Jo vetëm që ka ambicie, por ka edhe sondazhe pozitive, por ka edhe punë shumë edhe ka kontakte të përditshme nën masat antiCOVID, në çdo komuna apo fshat”, tha Zemaj.
Zemaj tha se komunat nuk janë çështje e numrit apo madhësisë së komunës, por është në interes të qytetarëve.
Në pyetjen nëse beson se do ta fitojnë Prishtinën, Zemaj tha, “Besojmë fuqishëm, sepse e kemi parë 8 vjet këtë qeverisje të LVV-së në Prishtinë”.
Me ndryshimet e mëdha në parti, Zemaj tha se pritet që LDK-ja do të kthehet aty ku e ka vendin.























