Britney Spears hap Instagramin
BKT
Magazina

Britney Spears hap Instagramin

Pak ditë më parë ylli i popit Britney Spears njoftoi se do të largohej nga rrjetet sociale për të festuar fejesën e saj me Sam Asghari. Por ylli i popit është rikthyer në Instagram më shpejt se pritej, dhe në një prej postimeve të saj shkroi:

“Disa fotografi nga festa e fejesës me të shenjtin tim, të fejuarin. Ende nuk po mund ta besoj. Nuk mund të qëndroja larg Instagram-it, kështu që jam rikthyer. I realizova këto foto në Palm Springs”.

Një burim për “Page Six” tha se artistja është e lumtur me jetën që po bën, gjithashtu se ajo dëshiron kohë larg nga gjithçka.

Spears dhe Asghari u fejuan më 12 Shtator dhe ky hap ishte shumë pozitiv për Spears pas betejës për shumë vjet me radhë me babain e saj, në lidhje me kujdestarinë e tij mbi të bijën, të cilën e fitoi në vitin 2008.


MË SHUME NGA Magazina