Pele nis rikuperimin pas operacionit
Legjenda braziliane piloton biçikletën, gati për të luajtur me Santos.
Legjenda e futbollit, braziliani Pele ka lënë pas problemet shëndetësore dhe çdo ore që kalon ajo sa vjen e përmirësohet. Në postimin e fundit të tij në rrjetet sociale, ai ka siguruar fansat dhe tifozët që është në një gjendje shumë më të mirë dhe rikuperimi po shkon sipas planeve. Madje, në video Pele nuk i kursen shakatë, teksa pranon se me këtë ritëm është gati për të zbritur edhe në fushë dhe të luajë futboll me fanellën e Santos.

“Jam i rrethuar nga dashuria dhe inkurajimi që më bëjnë të ndihem më mirë çdo ditë. Duke ecur kështu, do të kthehem së shpejti te Santos”, tha ai në videon e shpërndarë në Instagram.
Pele u shtrua në spitalin “Albert Ajnshtajn” të Sao Paulo më 31 Gusht dhe katër ditë më vonë kreu ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e zorrës së trashë.























