Së shpejti çelet muzeu i artit magjik të filmave
BKT
Magazina

Së shpejti çelet muzeu i artit magjik të filmave

Tom Hanks përshëndet muzeun e ri të filmit në LA

Aktorët Tom Hanks dhe Anna Kendrick përshëndetën muzeun e ri të filmit në Los Angeles duke e përkufizuar atë një lloj shfaqeje arti që ka pasur ndikim në mbarë globin. Muzeu u udhëhoq nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, organizata që shpërndan çmimet Oskar dhe pritet të hapet për publikun më 30 shtator.

Hanks, një anëtar i bordit të besuar për Akademinë e Muzeut të Filmit, tha se ishte e rëndësishme që Los Anxhelos të kishte një vitrinë për biznesin e filmit, si shtëpia e Hollivudit. “Ne duhet të festojmë gjithçka që ky qytet i ka sjellë botës, dhe gjithçka që ka sjellë forma e artit në komunkim për mediat. Filmat vazhdojnë të jenë arti magjik që i flet të gjithëve kudo“, shtoi Hanks.

Muzeu ndodhet në një kampus prej 28,000 metra katrorë dhe përbëhet nga dy ndërtesa të lidhura me ura qelqi. Muzeu trajton polemika gjithashtu duke përfshirë një mungesë historike të diversitetit në ekran dhe lëvizjen #MeToo që ekspozoi ngacmimet seksuale.

I projektuar nga arkitekti italian Renzo Piano, muzeu ndodhet në mes të qytetit Los Anxhelos, duke ofruar pamje gjithëpërfshirëse të Kodrave të Hollivudit.


MË SHUME NGA Magazina