Braçe: Rritni rrogat, përmirësoni kushtet e punës!
BKT
Shqipëri

Braçe: Rritni rrogat, përmirësoni kushtet e punës!

Ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka kritikuar këtë mëngjes rrogat aktuale të punonjësve shqiptarë, duke theksuar se ata po largohen prej shifrës së ulët dhe kushteve të punës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-zëvendësministri Erion Braçe sërish ka bërë opozitë me shifrat brenda PS-së, duke u  shprehur se shumë prej punonjësve kanë nje rrogë më të vogël se paga minimale.

Ai ka përmendur një prej eksperiencave personale, duke treguar se dëgjoi disa punëtorë shqiptarë në sektorin e ndërtimit në Malin e Zi dhe paguheshin me 20 euro/dita.

Ish-zv. kryeministri thotë se kjo është çështje e Partisë Socialiste dhe se kjo duhet ta identifikojë atë  me përmirësimin e një prej cështjeve jetësore në vend, duke theksuar se nuk duhet humbur kohë deri 4 vite.

Sipas tij, duhet një reformë e re që nga rrënja për punën, siç u premtua në fushatë./tch


MË SHUME NGA Shqipëri