11:01 / 23.09.2021
Kuvendi miraton komisionet parlamentare
Në seancën e sotme të Kuvendit janë miratuar Komisionet Parlamentare për legjislaturën e re.
Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Partia Socialiste kërkoi që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen online për shkak të situatës me pandeminë.
Por, një propozim i tillë është kundërshtuar nga Partia Demokratike, pasi sipas deputetëve demokratëve kjo dëmton transparencën, njofton euronews.albania.
Sipas PD, Kuvendi ka hapësira për të bërë mbledhje komisionesh, ku deputetët të shkojnë fizikisht në to.























