Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Lorenc Mërkuri
BKT
Shqipëri

Vetingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Lorenc Mërkuri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga Lorenc Mërkurin, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Sarandë.​

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21 shtator për subjektin e rivlerësimit, Lorenc Mërkuri, vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Sarandë.​

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri