Kërkesa e PS-së për komisione online, opozita paralajmëron bojkot
BKT
Shqipëri

Kërkesa e PS-së për komisione online, opozita paralajmëron bojkot

Opozita ka paralajmëruar bojkot të mbledhjeve të Komisioneve parlamentare, pas propozimit të PD për zhillimin e tyre online.

Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi nga Kuvendi se deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në asnjë komision nëse mbledhjet e Komsioneve do të zhvillohen online.

“Propozoj që të mos marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve nëse ato zhvillohen online”, u shpreh Shehu.

Më herët deputeti Enkelejt Alibeja tha se duke u zhvilluar mbledhjet online, po zhduket parlamentarizmi.

“Njëri në kafe, tjetri në plazh, tjetri në makinë dhe askush nuk merrej vesh se çfarë po votohej, po ka pasur një situatë të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria ka thënë e kemi kaluar me sukses nuk ndodh gjë lidhur me pandeminë, sot baret i ke plot, fëmijët në shkolla shkojnë, pse komisionet parlamentare dhe aty ku diskutohet në mënyrë të detajuar, u dashka bërë online, pse u dashka, të japim një sinjal, që fëmijët në shkolla, në koncerte madje, nuk paska problem dhe vetëm ne u dashkemi mbrojtur në komisione parlamentare, është sinjali më i gabuar, për vete mbrohemi për ato jo. Nuk duam që jeta e askujt, por a nuk jemi në fazë vaksinimi, të vendoset rregulli që të vaksinohemi apo të paraqesim test, kështu mbrojmë edhe deputetët, por i garantojmë publikut për t’u informuar. Mjafton të shihni dokumentet parlamentare, gjysma tyre thuhej “nuk dëgjohej”, po asgjësohet parlamentarizmi”, tha Alibeaj./vp


MË SHUME NGA Shqipëri