Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Luljeta Aliu, drejtoreshë ekzekutive në INJECT, flet për angazhimin e Inject për ndryshimin e ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe për këshillimin ligjor falas për gratë që kalojnë në procesin e shkurorëzimit.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Mjellma Vula, koordinatore e programit Yes “Youth Exchange and Study”, flet për programin e shkëmbimit të të rinjve.
Rifat Latifi ,Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, do të flas për ditën e dytë të kongresit klinik të kolegjit të kirurgëve të Kosovës.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Cyrihu, aktorët, Adrian Morina dhe Aurita Agushi, flasin për shfaqjen "Swiss Connection", e cila do të shfaqet nesër premierë në teatrin Zviceran.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























