Lëndohet kapiteni i Kombëtares së Kosovës
BKT
Sport

Lëndohet kapiteni i Kombëtares së Kosovës

​​​​​​​Amir Rrahmani ka qenë i pafat pikërisht në kohën kur dukej se kishte fituar vendin e startuesit te Napoli.

Mbrojtësi kosovar u detyrua ta lirojë fushë në minutën e 48-të në ndeshjen që Napoli e zhvilloi kundër Sampdorias, për shkak të një lëndimi, duke u zëvendësuar nga Kostas Manolas.

Në pamje të parë, lëndimi dukej mjaft serioz, por megjithatë duhet pritur testet e mëtejshme.

Ky është edhe një lajm jo i mirë për Kombëtaren e Kosovës, që i zhvillon dy ndeshjet e radhës për kualifikimet e Botërorit në muajin e ardhshëm, kundër Suedisë më 9 tetor dhe kundër Gjeorgjisë, më 12 tetor.