22:53 / 23.09.2021
Gigi Hadid dhe Irina Shayk me veshje pothuajse të njëjtë në Javën e Modës
Të dyja janë ndër yjet më të kërkuar të industrisë së modelimit.
Gigi Hadid dhe Irina Shayk dukeshin sensacionale teksa ecnin në sfilatë në shfaqjen e modës “Max Mara” në Javën e Modës në Milano.
Gigi dukej vezulluese me një sutjena të zeza dhe një mini fund që i kombinohej me xhaketën që kishte veshur, shkruan Dailymail.
Ngjashëm dukej e veshur edhe modelja tjetër, Irina Shayk, veçse dallonte me xhaketën e lëkurës.
Dy modelet e patën pothuajse të njëjtë edhe stilin e flokëve.


























