SPAK zbarkon në zyrat e Hipotekës në Vlorë

SPAK zbarkon në zyrat e Hipotekës në Vlorë

Prokuroria e Posaçme ka zbarkuar sot në zyrat e Hipotekës në Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se prokurorët po marrin në pyetje punonjësit.

Klan News raporton se ende nuk dihet nëse ka të arrestuar apo jo, pasi operacioni është në zhvillim.

Deri tani bëhet me dije se SPAK do të sekuestroje dosjet e pronave për hetim.

Kujtojmë se SPAK ka zhvilluar disa operacione në institucione të tjera, ku një ndër të arrestuarit është edhe kreu i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe./tvklan.al


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare