Gjykata e Posaçme e Apelit pranon kërkesën e SPAK-ut për ta hetuar Mediun
Sharr Travel

Gjykata e Posaçme e Apelit pranon kërkesën e SPAK-ut për ta hetuar Mediun

Gjykata e Posaçme të Apelit i hapi rrugën Prokurorisë së Posaçme SPAK që ta rihetojë ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Apeli i Posaçëm pranoi kërkesën e SPAK-ut me vendimin që mori në Dhomën e Këshillimit.

Gjykata shpjegoi vendimin me një njoftim që përbën rrëzimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që nuk pranoi rihapjen e çështjes së shpërthimit në Grëdec më 15 mars 2008.

Pas Gjykata e Shkallës së Parë e refuzoi kërkesën për gjykimin e zotit Mediu për shpërdorim detyre për Gërdecin, siç njofton korrespondenti ynë Denion Ndrenika, shpjegimin e dha me njoftim Gjykatës së Posaçme të Apelit:

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”.

Fillimisht duhet që SPAK-u dhe zoti Mediu me avokaturën mbrojtëse të njihen me vendimin dhe mandej të vazhdojnë procedurën ligjore kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë.

Ish-ministri i kohës Mediu, kryetar i Partisë Republikane, u gjykua në Dhomën e Këshillimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga gjyqtarja Saida Dollani.

Më herët Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK-ut dhe SPAK-ia kaloi Gjykatës së Lartë rekursin.

Gjyqtari Erjon Çela e rrëzoi SPAK-ut dhe nuk pranoi hetimin e zotit Mediu me arsyetimin se për 13 vjet Prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme për ta vazhduar çështjen, por asnjëherë nuk e ka bërë kërkesën.

Gjykata çmoi se vepra ishte e parashkruar, terminologji që përdoret kur një çështje kalon afatin 10-vjeçar nga ngjarja.

Nga shpërthimi në punishten e çmontimit të municionit në Gërdec pranë Tiranës humbën jetën 26 qytetarë, u lënduan lehtë ose rëndë mbi 300 të tjerë dhe u dëmtuan më shumë se 4 mijë objekte banesorë apo biznesi.