Në 27 shtator hyn në fuqi urdhëri i gjendjes së vaksinimit për shkollat

Në 27 shtator hyn në fuqi urdhëri i gjendjes së vaksinimit për shkollat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kujtoi në Tiranë se të hënën e 27 shtatori hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e çertifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.

Zonja Manastirliu në vizitën që kreu në Qendrë Shëndetësore nr.4 në kryeqytet, u bëri thirrje mësimdhënëse të pavaksinuar ende, studentëve dhe pedagogëve, të paraqiten në pikën më të afërt për t'ë marrë dozat kundër COVID-19.

“Duke filluar edhe nga dita e hënë, ne do të lëshojmë udhëzimin që do të ndiqet për të verifikuar ata që kanë kryer vaksinimin, duke filluar nga arsimtarët. Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nërpërmjet mekanizmave që do të ngrenë, të gjithë çertifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla dhe gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor edhe për studentët”,-tha ajo.

Alternativa e mungesës së çertifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm ose mësimi alternativ për studentët e pavaksinuar, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Sipas qeverisë, mësimdhënësit ende të pavaksinuar duhet që çdo javë të paraqesin pranë institucioneve shkollore testin dhe të konfirmojnë që nuk janë të prekur nga COVID-19.

Ndërkaq, sipas ministres, vetë universitetet do të organizojnë mësimin e alternuar për ata studentë të cilët nuk do të kenë kryer ende vaksinimin.

Interesi i shtuar në muajt e hapur të vaksinimit nga personeli arsimtarëve, e ka rritur në mbi 80% vaksinimin e tyre me një dozë dhe mbi 60% me dy doza, duke paraqitur mbulesë të lartë vaksinale.

Ministrja theksoi se në këta dy muaj shifrat e mësipërme padyshim janë inkurajuese.

Shqipëria prej fillimit të fushatës në janar 2021 ka përfunduar 1,683,644 vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. 

Krahas pikave të përqëndruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në Shqipër i2,045,310 vaksina kundër COVID-19 nga të gjithë llojet “Pfizer”, "Aatra Zeneca”, “Sputnik” dhe Sinovac”.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare