PD apel Prokurisë të nisë hetimet pas vendimit të Gjykatës Shkodër

PD apel Prokurisë të nisë hetimet pas vendimit të Gjykatës Shkodër

Partia Demokratike i kërkon institucioneve të drejtësisë së Shkodrës të zbatojnë vendimin e Gjykatës, për abuzimet me ligjin nga Partia socialiste në zonën e Vaut të Dejës gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës duke theksuar se ka prova konkrete që e implikojnë Bashkinë e Vaut të Dejës në punësime masive për fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Ai theksoi se provat janë vetëm maja e ajsbergut dhe masakrës elektorale që ka  bërë PS./rtsh


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare