Rama viziton zyrat e kompanisë “Pfizer” në Nju Jork

Rama viziton zyrat e kompanisë “Pfizer” në Nju Jork

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar zyrat qendrore të kompanisë “Pfizer” në Nju Jork.

Ai është takuar me drejtorin ekzekutiv të “Pfizer”-it, Albert Bourla.

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv dr. Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me armikun e padukshëm”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare