"Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve të gazit të sponsorizuar nga SHBA"
BKT
Lajme

"Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve të gazit të sponsorizuar nga SHBA"

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve të gazit të sponsorizuar nga Amerika për arsye ekonomike dhe gjeopolitike.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj tha se Kosova urgjentisht duhet të jetë pjesë e projekteve të gazit të sponsorizuar nga Amerika për arsye ekonomike dhe gjeopolitike.

“Projektet energjetike në veri të Greqisë synojnë ta bëjnë Evropën dhe Ballkanin më të pavarur nga gazi rus, dhe jo anasjelltas. Kosova urgjentisht duhet të jetë pjesë e projekteve të gazit të sponsorizuar nga Amerika për arsye ekonomike dhe gjeopolitike”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme