Vajzat e reja të Kosovës me fitore historike
BKT
Sport

Vajzat e reja të Kosovës me fitore historike

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave ka bërë debutim ëndrrash në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022.

Vajzat e reja dardane të udhëhequra nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, kanë shënuar fitore me rezultat të lartë 13:0 në duel me bashkëmoshataret e tyre të Kombëtares së Gjeorgjisë. Kjo ishte ndeshja e parë e Dardaneve të reja në kuadër të Grupit 1 të Ligës B në kualifikimet për Euro2022, derisa kjo është fitorja me rezultatin më të lartë në ndeshje zyrtare në historinë e ekipeve tona kombëtare që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA në vitin 2016. Golat për Kosovën i realizuan Eriola Delija (19', 35'), Rinesa Alija (45', 50', 66'), Bardha Gjonbalaj (21'), Rreze Gashi (55', 82', 88'), Aurora Racaj (62', 70') dhe Antigonë Shabani (90'). Ndeshjen e radhës Dardanet do ta zhvillojnë më 27 shtator kundër Bjellorusisë, skuadër e cila sot arriti ta mposhtë Luksemburgun, me rezultat 2:0. Suksesi në këtë fazë të kualifikimeve do t'ia mundësonte Kosovës të kalonte në Ligën A për fazën e dytë, ku konkurrenca është shumë më e fortë.