21:19 / 24.09.2021
Zbulohet shkaku i vdekjes së Willie Garson
Është zbuluar shkaku i vdekjes së Willie Garson, dy ditë pasi ai ndërroi jetë.
Aktori vdiq të martën në moshën 57 vjeçare. Ai ishte i njohur për interpretimin e Stanford Blatch në serialin “Sex and the City”. Ai gjithashtu luajti në “White Collar”.
Nekrologjia e Willie u botua në The New York Times dhe familja e tij zbuloi shkakun e vdekjes së tij.
Nekrologjia vëren se Willie vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles. “Kunata e tij, Nina Tassler, tha se shkaku ishte kanceri i pankreasit”.























