21:23 / 24.09.2021
Bahtiri demanton raportimet se nuk iu lejua mbajtja e tubimit në Bair
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka demantuar disa media që raportuan se atij nuk iu ka lejuar të mbajë tubim në lagjen Bair, me ç`rast ka publikuar edhe një video ku shihet përfunduar fjalimin me duartrokitje.
Postimi i Agim Bahtirit;
Gojët e liga flasin gjithçka, por pamjet e tregojnë të vërteten.
Unë bashkë me përkrahësit mbajtëm tubimin në Bair, siç mund ta shihni. Në fund ndodhi sulmi gangster i PDK-së dhe ne shmangëm një incident.
Është në dorën tuaj që me 17 tetor të shmangni incidentin e madh, që quhet PDK dhe mbështillet në fytyrën/maskën "engjullore" të Bedri Hamzës.
Mitrovica është e jona, ta ruajmë!























