Salah shënon gol jubilar, kalon në epërsi Liverpoolin

Salah shënon gol jubilar, kalon në epërsi Liverpoolin

Gjigandi anglez Liverpool ka arritur ta përmbysë rezultatin në përballjen kundër Brentford, përmes golit të egjiptianit Mohamed Salah.

Nga një asistim i mesfushorit Fabinho, Salah shënon për 2:1 në minutën e 55’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ky është goli i 100 i Salah në 151 paraqitje në Premier Ligën angleze për Liverpoolin.

Rezultati momental i ndeshjes është 2:1 në favor të Liverpoolit.