​Nuk ka fitues në ndeshjen mes Interit dhe Atalantas

​Nuk ka fitues në ndeshjen mes Interit dhe Atalantas

Ka përfunduar ndeshja mes Interit dhe Atalantas, e cila ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë të sezonit të ri të Serie A.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Meazza” nuk është vendosur fituesi, pasi që të dy skuadrat barazuan mes vete me rezultat 2:2, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte skuadra e Interit ajo që kaloi në epërsi e para, përmes golit të sulmuesit Lautaro Martinez në minutën e 5’ të ndeshjes.

Atalanta arriti që të barazoj shifrat në 1:1 përmes sulmuesit Malinovsky në minutën e 30’, dhe ta përmbysë rezultatin në 2:1 në minutën e 38’ përmes Toloit.

Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Interit, e cila e gjeti golin e barazimit në minutën e 71’ përmes sulmuesit Edin Dzeko.

Me pikët e reja, Interi zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 14 pikë, kurse Atalanta pozicionohet në vendin e pestë me gjithsej 11 pikë.

Rezultati final i ndeshjes është 2:2.