Kamionët serbë fillojnë të tërhiqen, por ndalohen nga policia serbe

Kamionët serbë fillojnë të tërhiqen, por ndalohen nga policia serbe

Pak më parë u raportua se dy kamionë u tërhoqën nga barrikada, por njëri nga ta u detyrua të kthehet prapa, përcjell GazetaBlic.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime zyrtare. Sipas këtij burimi, kamioni i parë që u tërhoqë nga barrikada, u lirua nga Policia, por kur këtë tentoi ta bëjë edhe i dyti, pra që të kthehet për Serbi, është ndaluar nga policia serbe dhe u detyrua të qëndrojë në barrikadë.

“Po, është e sigurtë. Ne jemi këtu dhe e kemi parë ngjarjen. Kamioni i parë u lejua të kthehet për Serbi, por kur këtë e kërkoi edhe i dyti, atëherë policia serbe e ndaloi dhe e detyroi të kthehet sërish në barrikadë”, tha ky burim për GazetaBlic.

Kujtojmë se sot gjatë ditës kryeministri Kurti mbajti një konferencë për media, ku tha se qëndron prapa vendimit, duke ftuar banorët serbë që të mos bien pre e qëllimeve dashakeqe të Beogradit.

Sonte ndërkaq, Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të mbajë mbledhje me kërkesë të kreut të ekzekutivit, Albin Kurti.