Përfundon takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Përfundon takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje të Këshillit të Sigurisë, në të cilën është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryeministria nëpërmjet një komunikate për medie, ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me takimin, shkruan Gazeta Express.

“Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë. Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë  në vend”, u tha në komunikatë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shtua tutje.