08:55 / 26.09.2021
Moti sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim























