Zgjedhjet në Gjermani, Balla uron Olaf Scholz
BKT
Shqipëri

Zgjedhjet në Gjermani, Balla uron Olaf Scholz

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet federale.

Përmes një reagimi Balla deklaron se, kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

“Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë”, thekson Balla.

Taulant Balla mban edhe postin e Kryetarit të Grupit të Miqësisë, Shqipëri-Gjermani.

 


MË SHUME NGA Shqipëri