13:48 / 27.09.2021
SPAK kërkon 3 vjet burg për ish-kreun e Kadastrës
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 3 vjet burg për ish-kreun e Kadastrës se Beratit, Ervin Nelaj.
Ky i fundit u arrestua në janar të këtij viti, pasi merrte shuma parash për legalizmin e pronave të qytetarëve.
Pas 9 muajsh hetime, SPAK shprehet se ka prova që Nelaj, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare për të kryer legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.
Ervin Nelaj u vu në pranga me akuzën e korrupsionit./vp























