16:39 / 27.09.2021
Gati 10 mijë vaksina u administruan të dielën në Kosovë
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19 në mbarë territorin e Kosovës.
Që nga fillimi i vaksinimit, në vend janë administruar gjithsej 1.283.840 doza të vaksinës.
778.650 kosovarë janë të vaksinuar me vetëm dozën e parë, ndërsa 505.188 janë vaksinuar me të dy dozat.
Kosova që nga fillimi është duke përdorur dy lloje të vaksinës dhe qytetarët mund të zgjedhin se cilën prej tyre duan ta marrin, atë “AstraZeneca” apo “Pfizer”.























