Demokratët nuk futen online në mbledhjet e komisioneve parlamentare
BKT
Shqipëri

Demokratët nuk futen online në mbledhjet e komisioneve parlamentare

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetarëve për mbledhje Online të komisioneve.

Pak para se të nisin mbledhjet e komisioneve parlamentare këtë të martë, PD bën me dije në një njoftim zyrtar për mediat se deputetët demokratë do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve.

“Deputetet e PD-së kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit. Ftojme median te marre pjese dhe te ndjekin nga afer qendrimet per komisionin”, thekson PD.

Demokratët thonë se vendimi për mbledhjet online bie ndesh me rregulloren e Kuvendit dhe ka për qëllim shmangien e përballjes me opozitën dhe mungesën e transparencës ndaj qytetarëve.

Komisioni i Ligjeve, ora 10.30
Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00
Komisioni i Sigurisë, ora 11:30
Komisioni i Jashtem, ora:13.30/panorama.al


MË SHUME NGA Shqipëri