Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e ish-ministrit Tahiri
BKT
Shqipëri

Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e ish-ministrit Tahiri

Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Lartë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku sot pritet të shqyrtohet çështja e tij.

Në këtë gjykatë, Tahiri kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm, që ktheu për rigjykim dosjen e tij.

Rekurs për çështjen ka bërë edhe prokuroria, e cila i qëndron kërkesës për dënimin e Tahirit me 12 vite burg për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij Jaeld Cela kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali.

Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë./A2


MË SHUME NGA Shqipëri