Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e ish-ministrit Tahiri
BKT
Shqipëri

Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e ish-ministrit Tahiri

Gjykata e Lartë në Shqipëri është mbledhur për të shqyrtuar çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela të dënuar për lidhje me narkotrafikun.

Zoti Tahiri mbërriti në gjykatë me avokatin e tij Maks Haxhia në seancën e njoftuar prej orës dhe të mbyllur për median për shkak të masave parandaluese kundër COVID-19.

Relator i çështjes së ish-ministrit Tahiri është gjyqtari Sandër Simoni, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Ish-ministri Tahiri kërkoi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër Gjykatës së Posaçme të Apelit, që vendosi rihetim nga fillimi për akuzat ndaj tij.

Gjykata e Posaçme e Apelit në 26 qershor rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për zotin Tahirin, që e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe që u shndërrua në shërbim prove për 3 vjet.


MË SHUME NGA Shqipëri