Këngëtarja e famshme rrëfen historinë e hidhur
BKT
Magazina

Këngëtarja e famshme rrëfen historinë e hidhur

Këngëtarja Sophie Ellis-Bextor ka rrëfyer një nga momentet më të errëta të jetës së saj.

Ajo ka zbuluar se është përdhunuar në moshën 17-vjeçare nga një muzikant, i cili në atë kohë ishte 29 vjeç.

I thashë ‘jo’, ‘nuk dua’, por nuk bëri asnjë ndryshim”- tregoi këngëtarja.

Më pas shtoi: “Ai kreu marrëdhënie seksuale me mua dhe u ndjeva e turpëruar. Humba virgjërinë dhe u ndjeva budallaqe. Ishte e turbullt, por edhe pasigurt për ndjenjat e mia, pasi nuk kisha një përvojë tjetër me të cilën ta krahasoja.”

Në librin mbi jetën e saj, Ellis-Bextor tregoi se ajo u takua me muzikantin, të cilin e quan Jim, në një koncert.

Ai e ftoi të shtëpinë e tij dhe “para se ta kuptonte ishte në shtratin e tij”.


MË SHUME NGA Magazina