Drake dhe The Weeknd tashmë do të jenë një lëndë mësimore
BKT
Magazina

Drake dhe The Weeknd tashmë do të jenë një lëndë mësimore

Një universitet në Kanada ka vendosur që të integrojë një lëndë mësimore të dedikuar për Drake dhe The Weeknd. Ryerson University’s The Creative School po iu jep mundësinë studentëve të studiojnë thellësisht dy artistët, të cilët janë të lindur në Toronto.

I quajtur “Zbërthimi i Drake dhe The Weeknd”, kursi mësimor do të nisë në Janar 2022 dhe ka si qëllim të studiojë mënyrën si ata u bënë kaq të suksesshëm dhe impaktin në muzikë.

“Njerëzit e harrojnë që Drake është një shkrimtar i mrekullueshëm. Në tekstet e tij ai përdor metafora, krahasime, pentametrin jambik, pra të gjitha figurat letrare, kështu që ne do të shqyrtojmë tekstet e tij dhe do të mësojmë se si ai i krijon këngët”, tha profesori i lëndës, Dalton Higgins.

Të dy artistët janë të vlerësuar për impaktin e tyre në muzikë dhe aktivizëm. Gjithashtu lënda synon t’iu mësojë studentëve menaxhimin, si ata arritën të ngriheshin në stadin që janë sot , gjenerimin e të ardhurave dhe se si funksionojnë markat e tyre.


MË SHUME NGA Magazina