Rita Ora bën ndryshim në pamje, shfaqet me stil të veçantë të flokëve
BKT
Magazina

Rita Ora bën ndryshim në pamje, shfaqet me stil të veçantë të flokëve

Rita Ora është prej këngëtarëve më të suksesshme dhe më të përfolura shqiptare në botë.

Ylli i muzikës ka arritur që ndër vite të jetë në fokus të medieve botërore si për talentin në muzikë, ashtu edhe për stilin e saj unik dhe me shumë shije.

30-vjeçarja eksperimenton shpesh herë me stilin e veshjes, por edhe të flokëve, teksa kryesisht njihet si bionde.

Së fundi këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka realizuar një fotoseison të ri, ndërsa ndryshimin e bëri pikërisht në stilin e flokëve, duke mos ikur nga rrënjët e saj prej bionde, por me një prerje të veçantë, ajo dukej më ndryshe se zakonisht.

“I dua këto flokë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat në Instagram.

Në anën tjetër, ylli i hitit “Anywhere” ka qenë mjaft e angazhuar kohëve të fundit, pas përfundimit të “Voice Australia”, ku ishte pjesë e jurisë, këngëtarja po bën përgatitjet finale për koncertin e madh që do të mbajë në Kullën Eiffel, më 30 shtator. 


MË SHUME NGA Magazina