17:21 / 28.09.2021
Kante rezulton pozitiv me Covid-19
N’Golo Kante do të humbasë përballjen e Chelseat në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit të mërkurën mbrëma, për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet trajneri Thomas Tuchel, në konferencë për media, para ndeshjes kundër Juventusit,
“N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me Covid-19, teksa Christian Pulisic, Reece James dhe Mason Mount do të mungojnë për shkak të lëndimeve”, ka thënë Tuchel.























