Reali i Madridit futet në garë për Serge Aurier!
BKT
Sport

Reali i Madridit futet në garë për Serge Aurier!

Problemet që kanë shfaqur Dani Carvajal dhe Lucas Vasquez kanë detyruar Realin e Madridit të kërkojë një mbrojtës për krahun e djathtë në merkaton e janarit, dhe sëfundmi ka dalë në skenë një emër i ri.

Trent Alexandër Arnold i Liverpool dhe Pedro Perro i Sporting, të dy operacione me kosto të lartë në merkaton e ardhshme të dimrit. Tani shfaqet një rrugë e re me efekt të menjëhershëm dhe kjo është, Serge Aurier. Anësori francez, u largua nga Tottenham këtë verë dhe ka mbetur lojtar i lirë. Edhe pse kishte disa oferta për t’u bashkuar me klube të ndryshme në ditët e fundit të merkatos që lam pas, ai në fund nuk pranoi asnjërën prej tyre. Për momentin, Arsenal dhe Real Madrid janë  më afër për të nënshkruar me të.