Berisha sot me demokratët e Durrësit
Ish-kryeministri takim në orën 18:00, kërkon largimin Bashës nga drejtimi i PD-së.
Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë takimin e katërt me strukturat e PD-së. Sot në orën 18:00 ai do të zhvillojë takimin në Pallatin e Kulturës në Durrës. Takimin ai njoftoi në faqen e tij në Facebook, si dhe ftojë demokratët t’i bashkohen. Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së ka ndërmarrë një aksion politik për largimin e kryetarit Lulzim Basha.
Në 3 takimet e mëparshme, të mbajtura në Tiranë, Vlore e Fier, ai e ka akuzuar Bashën si të shitur tek Rama. Ish-kryeministri ka nisur mbledhjen e 1500 firmave të anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë kundër Bashës.
Ndërkohë, Basha u shpreh javën e kaluar për median se nuk do të lejojë asnjë Kuvend partie të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e SHBA-ve./tvklan.al























