Regjistrimi i papublikuar i John Lennon në ankand
BKT
Magazina

Regjistrimi i papublikuar i John Lennon në ankand

Një regjistrim në një kasetë i një interviste të John Lennon dhe Yoko Ono, përfshirë edhe një këngë të pa publikuar më parë, realizuar teksa vizitonin Danimarkën në 1970 do të dalë në ankand në Kopenhagen.

Kaseta me këngën “Radio Peace”, u regjistrua më 5 Janar 1970 nga katër djem danezë të cilët kishin arritur ti merrnin një intervistë çiftit për një revistë lokale të shkollës, ndërkohë që së bashku me fotografinë e takimit mendohet se mund të shkojnë në ankand me vlerën nga 31,500 dhe 47,000 Dollarë, sipas shtëpisë së ankandeve Bruun Rasmussen.

Gjatë regjistrimit 33-minutësh, Lennon flet për fushatën paqes së çiftit, frustrimin e tij për imazhin e Beatles dhe gjatësinë e flokëve. Filmimi gjithashtu shfaq çiftin që këndojnë këngët e Krishtlindjes ndërsa kërcejnë së bashku rreth pemës. Sipas shtëpisë së ankandit Lennon dhe Yoko Ono mbërritën në Danimarkën veriore në fund të Dhjetorit 1969 dhe qëndruan në një fermë të izoluar për më shumë se një muaj.

 


MË SHUME NGA Magazina