Von der Leyen dhe Kurti në kopshtin e ndërtuar me fondet e BE-së
BKT
Lajme

Von der Leyen dhe Kurti në kopshtin e ndërtuar me fondet e BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me Kurtin kanë vizituar kopshtin Cicërimat në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo u shpreh e kënaqur që vizitoi këtë kopsht, i ndërtuar me fondet e BE-së.

“E kënaqur që vizitova kopshtin Cicërimat, i ndërtuar me fondet e BE-së. Një investim për brezat që vijnë dhe një simbol i së ardhmes që ne po ndërtojmë së bashku. Një e ardhme ku i gjithë Ballkani Perëndimor, janë pjesë e BE-së. Ne ua kemi borxh këtyre fëmijëve”, ka shkruar Von der Leyen, përcjell KlanKosova.


MË SHUME NGA Lajme