Prokuroria e Përgjithshme: Tre anëtarët e KLP-së zgjedhen më 15 tetor
BKT
Shqipëri

Prokuroria e Përgjithshme: Tre anëtarët e KLP-së zgjedhen më 15 tetor

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se mbledhja për zgjedhjen e 3 anëtaresve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zhvillohet në datë 15 tetor.

Në garë për këtë post janë 5 prokurorë, konkretisht Sokol Stojani, Deniona Katro, Elona Alvora, Ludovik Dodaj dhe Zeqir Hoda.

Njoftimi

Në mbështetje të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 279, pika 6 dhe neneve 111 e vijues, pas hapjes se vendeve vakant për tre anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm thërret mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

Bazuar në nenin 109, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, u bë verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore pas mbylljes së afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas përcaktimeve të nenit 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, rezultoi se kandidatët që kanë shprehur interesin, për të konkuruar në vendet vakante, plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë sipas Relacionit nr. nr. 1259/7, datë 27.09.2021.

Njoftohen prokurorët e prokurorive të të gjitha niveleve se mbledhja do të zhvillohet në datën 15.10.2021, në ambientet e “Polit të Drejtësisë”./abcnews.al


MË SHUME NGA Shqipëri