Manastirliu: Janë garantuar edhe për vitin 2022
BKT
Shqipëri

Manastirliu: Janë garantuar edhe për vitin 2022

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë sot me dije se qeveria shqiptare ka miratuar kryerjen e menjëherëshme të pagesës për një sasi prej mbi 500 mijë doza të vaksinave Pfizer që pritet të mbërrijnë brenda vitit.

“Vendimi i rëndësishëm është për kryerjen e menjëherëshme të pagesës për mbi 500 mijë doza Pfizer që do vijnë brenda këtij viti deri në dhjetor shtohen 500 mijë doza”.

Këto 500 mijë doza sipas ministres kanë kushtuar 6 milionë dollarë.

“Përmes këtij akti bëhet i mundur menjëherë 6 milionë dollarë pagesë që i hapin rrugë ardhjes së menjëhershme të këtyre dozave vaksinash”.

Manastirliu zbuloi gjithashtu se në takimin që ka pasur e drejtorin ekzekutiv të Pfizer, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe garantimin për dozat e tjera të vaksinave për vitin 2022.

“Kemi garantuar sigurimin në vazhdim të plotësimit të nevojave të vaksinave përmes një portofoli të diversifikuar, falë takimit që kryeministri ka pasur me drejtorin ekzekutiv të Pfizer është garantuar dhe sasia e vaksinave për 2022”.

Ministrja e Shëndetësisë tha se në muajt në vijim do të kemi edhe një vendim nëse qytetarët e vaksinuar me të dyja dozat Pfizer, do të bëjnë apo jo një doë të tretë përforcuese.

“Për dozën përforcuese komiteti ekspertëve të vaksinimit po e vlerëson programin për dozat përforcuese menjëherë sa ky komitet do e vlerësojë do e marrim në konsideratë, ne jemi të përgatitur kemi vendosur fondet për blerjen e vaksinave, ne na garanton që edhe nëse vendoset për dozën buster ne ta nisim menjëherë. Do kemi një vendimmarrje në muajt në vazhdim”.

Sipas ministres sot në Këshillin e ministriave u miratuan edhe dy vendime të tjëra që lidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në spitale.

“Brenda buxheteve janë rialokuar fondet nga rezerva dhe nga programet që duhen mbështtur e financuar, për të siguruar që të gjithë efektin jo vetëm direkt por dhe indiekt i pandemisë të mbështetet financiarisht që qytetarëve mos u mungojë shërbimi cilësor”./panorama.al


MË SHUME NGA Shqipëri