Meta homazhe për nënkomisarin Hoxha
“Luftë frontale ndaj krimit të organizuar”. Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta teksa mori pjesë në homazhet në nder të nënkomisarit të vrarë Saimir Hoxha.
“Sigurisht që është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar dhe për dekurajimin e krimit ordiner, ashtu sikurse është një prioritet lufta në çdo sekondë kundër trafikut të drogës, të atyre jo vetëm që përfitojnë prej saj, por edhe për të shpëtuar sa më shumë fëmijë dhe të rinj, që bien në prerin e këtij fenomeni shkatërrimtar, të cilët janë përgjegjës për akte të tilla që tronditin një shoqëri të tërë”, u shpreh kreu i shtetit.
Ai nënvizoi se kjo është një luftë që duhet bërë çdo sekondë dhe nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla, njofton euronews.albania.
Ai shtoi se duhet të mbështesim Policinë e Shtetit në këtë luftë të rëndësishme.























