Këngëtari i njohur infektohet me COVID-19, anulon turneun
BKT
Magazina

Këngëtari i njohur infektohet me COVID-19, anulon turneun

Këngëtari i njohur, Zac Brown është detyruar të ndërpresë turneun e tij sepse ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

43 vjeçari u tregoi fansave se grupi ka vendosur të bëjë një pauzë, ndërsa po shërohet nga virusi.

“Kam marrë vendimin shumë të vështirë për të ndaluar turneun. Pavarësisht masave paraprake, unë kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam thellësisht i zhgënjyer që kjo ka ndodhur, pasi turneu është jeta jonë”, tha ai.

Zac shtoi se turneu do të fillonte përsëri sapo të përfundojë karantinën dhe të jetë i sigurtë për anëtarët e grupit.


MË SHUME NGA Magazina