23:35 / 29.09.2021
Tjetër rekord për Ronaldon, kalon Casillasin
Cristiano Ronaldo shkruan edhe një herë tjetër emrin në historinë e Champions League. Portugezi ishte titullar për Manchester United në duelin kundër Villareal, i përfunduar 1-1.
Sulmuesi i “Djajve të Kuq” arriti shifrën e 178 ndeshjeve në Champions League, duke parakaluar një legjendë të Real Madrid, ish-portierin Iker Casillas.
Në pesë lojtarët me më shumë ndeshje në Champions, aktiv është vetëm rivali Lionel Messi, i cili numëron 151 ndeshje në këtë kompeticion, po aq sa Xavi Hernandez.























