Miratohen llojet e reja të armatimeve për Gardën e Republikës
BKT
Shqipëri

Miratohen llojet e reja të armatimeve për Gardën e Republikës

Në vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave janë miratuar lloje të reja të armatimeve që do të përdoren nga Garda e Republikës.

Në vendim thuhet se bëhet fjalë edhe për lëndë neuroparalizuese, ose ndryshe lëndë kimike për kontrollin e turmave.

Kujtojmë që Garda e Republikës së bashku me Policinë e Shtetit janë angazhuar përgjatë viteve të fundit në mbarëvajtjen e disa prej protestave që janë zhvilluar para Kryeministrisë, apo institucione të tjera në vend./panorama.al


MË SHUME NGA Shqipëri