10:39 / 30.09.2021
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, deputetët e opozitës prezent fizikisht
Deputetët e opozitës kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm fizikisht në Komisionin e Ekonomisë, paçka se Partia Socialiste, duke iu referuar vendimit të konferencës së kryetareve i ka vijuar këto mbledhje ‘online’.
Në një prononcim për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se do të diskutojnë sërish në konferencën e kryetarëve për t’i vijuar mbledhjet e komisioneve në ambientet fizike.
Një deklaratë e tillë u mirëprit nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, i cili deklaroi para mediave se mazhoranca u ndërgjegjësua ndaj një vendimi sipas tij, anti-kushtetues./bw























