Sharon Stone rrëfen vështirësitë në karrierë
BKT
Magazina

Sharon Stone rrëfen vështirësitë në karrierë

“Arritja më e madhe ishte që mbijetova”

Sharon Stone ka rrëfyer detaje nga karriera dhe jeta e saj personale në Festivalin e Filmit në Zvicër. Aktorja zbuloi disa nga vështirësitë me të cilat u përball si grua në Hollivud, përfshirë edhe presionin për të ndryshuar pamjen e saj.

Stone tregoi se kur mësoi se Michael Douglas mori 14 milionë për “Basic Instinct”, ajo kërkoi të paguhej njësoj me yjet meshkuj, por shtoi se u përball me një zhvlerësim të madh sepse ishte një grua.

“Unë mendoj se arritja ime më e madhe ishte që mbijetova. Është vërtet arritje e madhe të kesh sukses në një industri si kjo”, tha ndër të tjera aktorja.

Aktorja amerikane mori Golden Icon Award  – Çmimin e Ikonës së Artë – për Arritje të Jetës në Festivalin e 17 -të të Filmit në  Zyrih që pritet të mbyllë punimet në 3 Tetor.

 


MË SHUME NGA Magazina