Ilir Meta i bashkohet lëvizjes së Berishës, kundër Lulzim Bashës
A po përpiqet Ilir Meta të marrë drejtimin e opozitës? Prej vitesh mes Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ekziston një aleancë publike. Kjo aleancë u forcua më shumë kohët e fundit.
Pas shpalljes ‘non grata’ në SHBA lideri historik i PD ka nisur takimet me bazën.
Berisha i ka shpallur ‘luftë’ Lulzim Bashës dhe kërkon t’i marrë Partinë Demokratike.
Kësaj lëvizje duket se i është bashkuar edhe Ilir Meta. Sot ai ka takuar Evi Kokalari, e cila shfaqet krah Berishës në takimet e tij nëpër rrethe, duke thënë se përfaqësonë republikanët amerikanë.
“Ishte kënaqësi e madhe të takoja më në fund presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën dhe bisedën e zhvilluar”, shkruan Evi Kokalari. Dje PD ka njoftuar se do të kallzojë penalisht Kokalarin për shpifje./noa.al























