Princesha Diana nderohet me një përkujtimore
BKT
Magazina

Princesha Diana nderohet me një përkujtimore

Përkujtimorja e vendosur në banesën e saj të vjetër.

Princesha e ndjerë Diana është nderuar me një përkujtimore në banesën e saj të mëparshme në Londrën perëndimore, ku jetonte para se të fejohej me trashëgimtarin e fronit britanik, Princin Charles.

Princesha e popullit Diana e cila ndërroi jetë në moshën 36 vjeçare në një aksident automobilistik në Paris në 1997 e ndante apartamentin me tre miq, përfshirë Virginia Clarke, e cila ishte prezente në ceremoninë e zbulimit të pllakës.

Ato ishin ditë të lumtura për të gjithë ne dhe shtëpia ishte gjithmonë plot të qeshura. Diana u bë një njeri shumë i rëndësishëm për të gjithë botën tha Clarke. Vitet e saj në këtë banesë Diana i përshkroi si kohën më të lumtur të jetës së saj, sipas librit të Andrew Morton.

Përkujtimorja është e vendosur nga English Heritage një institucion që nxjerr në pah ndërtesat ku jetonin dhe punonin figura të famshme të se kaluarës. “Diana kishte, dhe ka ende, një vend shumë të veçantë në zemrat e londinezëve ndaj dhe ndjehemi të emocionuar të shohim këtë kujtim si një monument i punës së saj për të  tjerët,” tha Andrew Boff, kryetar i Asamblesë së Londrës.


MË SHUME NGA Magazina