Joshua: Kam parë ndeshjen, kam vërejtur gabimet e mia
BKT
Sport

Joshua: Kam parë ndeshjen, kam vërejtur gabimet e mia

Boksieri britanez, Anthony Joshua ka reaguar pas humbjes ndaj Usyk.

Joshua u mposhtë me pikë nga ukrainasi, me këtë të fundit që dominoi gjatë gjithë ndeshjes, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, Joshua në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se e ka shikuar ndeshjen dhe i ka vërejtur mangësitë e tij në ndeshje.

“Kam shikuar ndeshjen. Kam analizuar përgatitjet dhe i kam identifikuar gabimet e mia. Kam mësuar”, u shpreh britanezi.

Ai poashtu falënderoi përkrahësit e tij.

“Faleminderit për dashurinë dhe kujdësin. Mos u brengosni për mua. Shpirti im është i fortë”, shtoi më tutje britanezi.

Joshua ka deklaruar së dëshiron ri-meç kundër ukrainasit Usyk.